Aktualitet Vetëvritet pacienti i pestë tek “Shefqet Ndroqi”

Vetëvritet pacienti i pestë tek “Shefqet Ndroqi”

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, pasi një pacient me COVID është vetëvrarë. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se një 60-vjeçar është hedhur lartësia dhe ka ndërruar jetë.

“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftojnë autoritetet.

Më tej bëhet me dije se lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë pacientit të merrte aktin e rëndë.

60-vjeçari është pacienti i pestë me COVID që është vetëvrarë në spital. Më herët janë hedhur nga ballkoni i spitali edhe katër pacientë të tjerë, tre tek “Shefqet Ndroqi” dhe një tek Infektivi.