Kryesore Vetingu: Rrëzohen kryegjyqtarët e Beratit dhe të Korçës

Vetingu: Rrëzohen kryegjyqtarët e Beratit dhe të Korçës

Është shkarkuar nga detyra kreu i Gjykatës së Korçës, Admir Belishta.

Belishta nuk kaloi dot vetingun dhe u shkarkua paraditen e së premtes.

Karriera e gjyqtarit u vu në dyshim, teksa hetimi administrativ i thelluar evidentoi një sërë problemesh me disa pasuri të patundshme të kryegjyqtarit të Korçës, si edhe një raport i DSIK-së që nuk shkon në favor të tij, pasi konkludon për kontakte të papërshtatshme.

Që në nisje të seancës, relatorja vuri në dukje raportin negativ nga ILDKPKI dhe DSIK. Sipas KPK-së, Belishta ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ka kryer fshehje të saj dhe nuk ka burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë.

Pas shkarkimit të kreut të Gjykatës së Korçës, vetingun nuk e kaloi as kreu i Gjykatës së Beratit, Agron Vavla.

Sipas KPK, rezulton se ai ka probleme me pasurinë.