Aktualitet Vettingu, Llalla takon prokurorët e rretheve: Mbështetje procesit

Vettingu, Llalla takon prokurorët e rretheve: Mbështetje procesit

Prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla zhvilloi këtë të hënë një takim me drejtuesit e prokurorive të të gjitha niveleve, për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të vlerësimit profesional të prokurorëve në kuadër të ligjit të vettingut.

Në bazë të këtij ligji, Prokuroria e Përgjithshme ka detyrimin ligjor që të mbështesë komisionin e vettingut për përmbushjen e një prej tre komponentëve të rivlerësimit të prokurorëve: aspekti profesional.

Në takim u ra dakord që, deri në fund të kësaj jave të përfundojë vlerësimi profesional për prokurorët kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Raportet e vlerësimit paraprak profesional do të hartohen nga një komision i posaçëm i ngritur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do t’i vihen në dispozicion komisionit të vettingut, i cili do të ndjekë procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.