Politika Vettingu, ministrja Gjonaj: Ja kur dalin rezultatet e para

Vettingu, ministrja Gjonaj: Ja kur dalin rezultatet e para

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një vizitë në institucionet e varësisë në qytetin e Fierit.

Ministrja foli edhe për Vettingun, ku u shpreh se rezultatet e para pritet të dalin në muajin shkurt.

Gjonaj theksoi se do të merren masa që të ngihen sa më shpejt institucionet e drejtësisë.

Ajo bëri të ditur se  nuk do të lejohen shkelje në zyrat e ZRRP dhe  ALUIZN-it.

Gjithashtu ministrja e Drejtësisë kërkoi që lista për anëtarët e KLGJ dhe KLP të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.