Kryesore Vezë drejt Kryeministrit, deputeti i PD përjashtohet nga seanca

Vezë drejt Kryeministrit, deputeti i PD përjashtohet nga seanca

Deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa është përjashtuar nga seanca e sotme plenare pasi sulmoi me vezë kryeministrin Edi Rama, i cili po fliste nga foltorja e parlamentit.

Përjashtimi i Hases u kërkua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Merre nxirre jashtë atë”, tha Rama nga foltorja.

“Endri Hasa përjashtohesh nga seanca, shërbimi ta nxjerrë jashtë Endri Hasën”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili po ashtu ndërpreu seancën plenare.

Ditën e sotme opozita u rikthye në Kuvend pas shumë muajsh bojkoti, ndërsa studentët vazhdojnë me ditën e 17 të protestës së tyre jashtë sallës së parlamentit.