Kryesore Vezë, kambana, lepuj dhe çokollata, çfarë duhet të dini për Pashkët

Vezë, kambana, lepuj dhe çokollata, çfarë duhet të dini për Pashkët

Gjithmonë për Pashkë fëmijët presin me padurim vezët, kambanat, lepurin apo çokollatat.

Për besimtarët, Pashkët janë një ngjarje në zemër të besimit të krishterë. Por, përse dhurojmë vezë, çokollatë dhe çfarë kuptimi kanë kambanat, lepujt dhe qengjat në këtë festë?

Një festë fetare e përzier me traditat pagane

Në besimin hebre, “Pessa’h”, Pashkët në hebraisht, kujtojnë eksodin e hebrenjve nga Egjipti, të drejtuar nga Mojsiu. Gjatë vaktit të tyre të parë si njerëz të lirë, ata sakrifikuan një qingj, kafshë e shenjtë në Egjipt. Që prej asaj kohe ky mish konsumohet nga hebrenjtë me rastin e “Pessa’h”.

Për të krishterët, Pashkët janë gjithashtu një ngjarje e rëndësishme e kalendarit, që simbolizojnë jetën përtej vdekjes. Këtë ditë, ata festojnë ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij. Por ka ngjashmëri me “Pessa’h”, krysisht qingjin. Sinonim i pafajësisë dhe bindjes, qingji konsumohet për Pashkë nga të krishterët në kujtim të sakrificës së Krishtit.

Pashkët mbajnë këtë emër sepse sipas ungjijve, vdekja e Krishtit ndodhi gjatë festës së “Pessa’h”. Por Pashkët i gjejmë gjithashtu edhe në traditën pagane, që është një periudhë ripërtëritjeje me ardhjen e pranverës.

Origjina e vezëve të Pashkëve

Prej çokollate, të ëmbla, të pikturuara ose të ziera, vezët janë një simbol i festës së Pashkëve. Kryesisht tek egjiptianët, perëst dhe romakët, veza është një simbol i jetës, që e marrim në pranverë. Më pas, pulat dhe peshqit kanë veshur të njëjtën simbologji.

Në Mesjetë, kisha e ndaloi ngërnien e vezëve gjatë kreshmës. Ato ruheshin deri në përfundim të agjërimit, më pas dekoroheshin. Duke filluar nga shekulli XVIII lindi ideja për të boshatisur vezët dhe për t’i mbushur me çokollatë për të shënuar fundin e agjërimit dhe të kreshmës. Kjo traditë vazhdon të jetë ende shumë e pranishme në disa vende, si Gjermania. Ndërsa vezët e para kretjësisht prej çokollate u shfaqën në shekullin XIX, falë progresit të teknikave që mundësonin punimin e kakaos dhe krijimin e formave nga më të ndryshmet.

Lepuri dhe kambanat e pashkëve

Lepuri sjell vezët e Pashkëve nëpër kopshte sipas traditës në Gjermani, Alsasë apo SHBA. Simbol i pjellorisë, është gjithshtu për jo besimtarët simbol i pranverës, i natyrës, i rinisë dhe janë të shumta familjet që e preferojnë në vend të kambanave të Pashkëve që janë një simbol më shumë fetar.

Për të tjerë, janë kambanat që sjellin vezët. Një traditë drejtpërdrejtë e lidhur me besimin katolik. Pas të enjtes së shenjtë deri në ditën e Pashkëve, kambanat e kishës nuk bien më për të mbajtur zi për Krishtin. Atëherë fëmijëve u thonë se kambanat janë nisur drejt Romës dhe kthimi i tyre shënon festimin e ringjalljes së Krishtit.