Kryesore Vëzhgim në foto: Vërtet po respektohet distancimi në Tiranë?

Vëzhgim në foto: Vërtet po respektohet distancimi në Tiranë?

Edhe pse u njoftua se urbanët në Tiranë të përdoreshin vetëm personeli mjekësor i cili duhet të shkojë çdo ditë në punë, fotot e realizuara sot nga Agjencia LSA tregojnë mbipopullim të tyre. Dhjetëra persona, përgjithësisht me maska dhe doreza, duke mbajtur edhe autorizimet e lëvizjes në duar, shihen në foto teksa hipin në autobus, duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.

Edhe në rrugë të ndryshme në kryeqytet, gjatë orarit të lejuar për lëvizje, deri në orën 15:00, ka pasur qarkullim të madh makinash dhe njerëzish, që jo gjithmonë respektojnë distancën e rekomanduar nga autoritetet.