Kryesore Vëzhgoni pemën familjare për të ditur sa do të jetoni

Vëzhgoni pemën familjare për të ditur sa do të jetoni

| Nga American Eye
Shpërndaje

Nëse jemi të destinuar për një jetë të gjatë, pema gjenealogjike na e tregon këtë gjë, sipas një studimi nga qendra mjekësore holandeze e ”Leiden University” në bashkëpunim me universitetin amerikan të Utahut.

”Gjenet tona, që lidhen me jetëgjatësinë, do të varen jo vetëm nga prindërit tanë, por edhe nga të afërmit më të largët të tilla si xhaxhallarët dhe hallat”, thonë studiuesit.

Studiuesit kanë arritur në këtë përfundim duke përdorur një bazë të dhënash, përmes të cilave mund të analizohen gjenealogjitë e rreth 315 mijë njerëzve të 20 mijë familjeve që datojnë që nga viti 1740.

Fëmijët e prindërve që i përkasin kategorisë së përcaktuar nga studiuesit si ”të mbijetuarit më gjatë” kanë një rrezik më të ulët prej 31% që të vdesin të rinj.

Por, ky rrezik është reduktuar edhe në qoftë se vetë prindërit nuk janë në këtë kategori, por janë xhaxhallarët dhe hallat që, për këtë arsye, kanë një rol vendimtar jo për t’u nënvlerësuar.