Sport Vidal dhe puthja e stemës së Juves: Ishte për Chiellinin, e kam...

Vidal dhe puthja e stemës së Juves: Ishte për Chiellinin, e kam si vëllla

Inter-Juventus ishte gjithashtu një kryqëzim midis shumë ish-lojtarëve, të tillë si Arturo Vidal, i cili kaloi 4 vite me bardhezinjtë, duke lënë një shenjë të pashlyeshme. Pak minuta ndeshjes të së dielës, kiliani ishte protagonist i një puthjeje të dyfishtë, ndërsa përshëndeste Giorgio Chiellini, shokun e tij të vjetër në vitet e Torinos. Ndërsa të dy përqafoheshin dhe përshëndeteshin, para se të fillonte ndeshja, kiliani puth logon e Juventusit në fanellën që mbante veshur kapiteni bardhezi.

Një veprim bëri që rrjeti të ziente. Sidomos për shkak se Vidal u bashkua me zikaltrit pasi i dha aq shumë Juventusit. Në fund të ndeshjes, e cila e pa Interin fitues ndaj Juventusit dhe Vidal duke shënuar golin e tij të parë në këtë kampionat, kiliani sqaroi se çfarë ndodhi.

“Synimi im nuk ka qenë kurrë të puth stemën e një ekipi tjetër. Puthja ishte një shfaqje e dashurisë për një vëlla (Giorgio Chiellini), që më dha futbolli, me të cilin kam jetuar vite të mrekullueshme. Ne e duam njëri-tjetrin. Unë respektoj ekipin tim, tifozët tanë dhe njerëzit që më besuan për të mbrojtur këtë klub. Do ta jap shpirtin tim për këtë. Forca Inter”. Çështja duket e mbyllur, me pak fjalë.