Kryesore VIDEO: Çfarë u bë me djalin që u përlot në sy të...

VIDEO: Çfarë u bë me djalin që u përlot në sy të Xhafajt?

Kjo është banesa e Lavdi Tarkes në fshatin Gjokaj, pak kilometra larg kryeqytetit dhe shumë pak metra nga zona e përmbytur në autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë banesë jetojnë katër persona në kushte të vështira ekonomike. Por sikur të mos mjaftonte kjo, çdo vit shtëpia e tyre përmbytet duke nxjerrë jashtë funksionit mobileje dhe pajisje elektrike.

“Filloi të hynte uji në shtëpi dhe niveli po rritej pak e nga pak” thotë Loreni, djali i Lavdimit.

Vetë Lavdimi thotë se ka kërkuar ndihmë, por askush nuk i ka ngritur telefonin.

Leoreni kujton mbrëmjen e djeshme. “Ka qenë rrezikshme dhe nënën e ka nxjerrë nga banesa e përmbytur duke e transportuar në krah” thotë ai.

“Kam shpëtuar ndonëse uji më arriti deri në fyt”, shton nëna e tij”.

Vit për vit ata bëjnë denoncimin në bashki, por askush nuk vjen të shikojë situatën. Ndërsa për dëmshpërblime ai përgjigjet shkurt: “Kurrë nuk kemi marrë!”.

Shtëpia përmbytet çdo vit kur reshjet janë të vazhdueshme dhe shkak për këtë është bërë bllokimi i kanalit nga një ndërtim tjetër privat. Zgjidhja e vetme për ta është ngritja e një kati të sipërm , por edhe kjo mbahet peng në zyrën e legalizimit. “Ka dalë leja e legalizimit, por nuk ma kanë dhënë për një vulë. Duhet me dhënë lekë për të marrë lejen”, thotë ai.

Leoreni është djali i madh i familjes dhe ndali ditën e djeshme ministrin e Brendshëm Xhafaj për ti kërkuar ndihmë personale, në mungesë të ndihmës institucionale.

TVSH pyeti nëse ndihma iu ofrua familjes së përmbytur, dhe Leoreni konfirmoi se në banesën e tij ka shkruar një grup zyrtarësh i drejtuar nga deputeti i zonës dhe ju premtua marrja e lejes për ndërtimin e katit të dytë.