Sport VIDEO/ Dëmtim horror i Fernando Torres, lojtarët në lot

VIDEO/ Dëmtim horror i Fernando Torres, lojtarët në lot

Minutat e fundit të ndeshjes Deportivo la Korunja-Atletiko Madrid, janë kthyer në momente ankthi për lojtarët e skuadrës madrilene të cilët kanë parë se si Fernando Torres ka mbetur pa ndjenja pas në përplasje të tmerrshme dhe u largua me ambulancë drejt spitalit.

Në minutën e 83-të të takimit, pas një dueli ajror, “El Nino” ra në tokë duke përplasur kokën dhe mbeti pa ndjenja në fushë.

Shokët e skuadrës vrapuan me shpejtësi për ta ndihmuar bashkë me mjekët, ndërsa i nxorën gjuhën lojtarit për t’i liruar frymëmarrjen.

Futbollistët e Atletikos mbetën të tronditur duke parë se Torres nuk reagonte për 2-3 minuta, ndërsa shumë lojtarë filluan të përloteshin.

Mjekët arritën të përmendnin futbollistin aq sa për të mundësuar transportin e tij dhe ai u vendos menjëherë në një ambulancë dhe u dërgua me shpejtësi në spital.

Ky episod kaloi plotësisht në plan të dytë rezultatin teknik të ndeshjes, që u mbyll në barazim me dy skuadrat që vetëm menduar se si të dëgjonin sa më parë vërshëllimën përfundimtare në minutat e mbetura.

Vetëm pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjeve, lojtarëve iu komunikua se Torres ishte përmendur plotësisht dhe ishte jashtë rrezikut.

Por ai kishte pësuar një trauma dhe do të kalonte natën në spital për kontrolle të mëtejshme.