Bota Video dramatike nga Florida: Erërat, 150 milje në orë, stuhia më e...

Video dramatike nga Florida: Erërat, 150 milje në orë, stuhia më e keqe ndonjëherë

Uragani Ian arriti në bregun e Gjirit të Floridës me forcë katastrofike, duke goditur shtetin me erëra shkatërruese, shira të rrëmbyeshëm dhe valë të rrezikshme oqeanike që e bënë atë një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara që goditi SHBA-në.

Ian goditi ishullin Cayo Costa si një stuhi e kategorisë 4 me erëra të qëndrueshme prej 241 kilometrash në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC).

Për sa i përket shpejtësisë së erës, ajo është vetëm pak më e dobët se kategoria e pestë sipas shkallës Saffir-Simpson. Është shfaqur një video dramatike e valës së stuhisë, e regjistruar nga një kamerë në bulevardin Estero në Fort Myers Beach, Florida.

Videoja tregon përmbytje të menjëhershme dhe erëra të forta, megjithëse pritej të dobësohej deri në momentin që të arrinte në bregdet.

Kevin Anderson, kryebashkiaku i Fort Myers, tha se kjo ishte “stuhia më e keqe që ai ka parë ndonjëherë”.

“Unë kam qenë këtu që nga mesi i viteve ’70, kjo është në fakt stuhia më e keqe që kam parë ndonjëherë,” tha Anderson.