Aktualitet VIDEO E RE/ Pamjet e autorit që grabiti bankën në Tiranë

VIDEO E RE/ Pamjet e autorit që grabiti bankën në Tiranë

Fotoja është publikuar nga Tv Klan

 

Publikohen të tjera pamje të grabitësit të filialit të bankës brenda ambienteve të Hipotekës në Tiranë.

Video më poshtë është publikuar nga Panorama. Aty shihet autori ende i paidentifikuar i cili largohet përmes një rrugice në zonën ku ndodhi ngjarja.

Në njërën dorë ai mban një qesen me paratë e grabitura dhe në tjetrën që e mban në xhep dyshohet se ka armën me të cilën ka kërcënuar punonjësit e bankës.

Ai largohet me vrap, teksa shihet qe ka kapele dhe kapuç në kokë.

Gjatë largimit është shkëmbyer edhe me një zonjë e cila nuk ka kuptuar asgjë.

Ai arriti të grabisë rreth 5 milionë lekë të vjetra.