Kryesore VIDEO/ Edi Ramës i futen në dush, kryeministri duke u larë: Po...

VIDEO/ Edi Ramës i futen në dush, kryeministri duke u larë: Po mbylle mor’ atë gojë

Kryeministri  Edi Rama shfaqet tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Është Ermal Mamaqi ai i cili i është futur kryeministrit Rama edhe në dush.

“Po mbylle mor atë gojë” dëgjohet t’i thotë me humor Rama Ermalit teksa lan kokën.

Nga dushi te makina e në studion e tij duke pikturuar, i bojatisur e i bërë pis, shefi i qeverisë ka befasuar gjithkënd më këtë dalje të tij.

“Kur do flasim”, bërtet Ermali i cili nuk i ndahet kryeministrit.

Kjo video është regjistruar vetëm dy ditë më parë, pra në datën 30 dhjetor.

Për më tepër ndiqni këto momente nga videot pikante deri në shfaqjen e emisionit, të shtunën më 5 janar.