Sport VIDEO: Fair Play i rrallë i 13-vjeçarit të Gallatasarajit, jehonë në të...

VIDEO: Fair Play i rrallë i 13-vjeçarit të Gallatasarajit, jehonë në të gjithë botën

Britanikja “The Guardian”, siç dhe media të tjera, i ka bërë jehonë një akti të pazakontë Fair Play të një futbollisti të Gallatasarajit – ekipi i moshave.

13-vjeçari Beknaz Almazbekov, fitoi një penallti dhënë nga gjyqtarja e ndeshjes, por që nuk pranoi ta realizonte. Ashtu siç lojtarët rivalë, edhe ai qe i idesë që penalltia nuk ishte e saktë, pasi një rrëzim i tij kishte ndodhur jashtë zone.

Ndaj, në gjuajtjen e saj ai vendosi ta nxjerrë topin jashtë.