Politika VIDEO/ Flet personi që qëlloi me grushte Kreshnik Spahiun

VIDEO/ Flet personi që qëlloi me grushte Kreshnik Spahiun

Flamur Pirraci është personi i cili qëlloi me grusht kryetarin e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Ai është 34 vjeç nga Tirana dhe është arrestuar nga policia.

I pyetur se përse e qëlloi Spahiun, ai ka thënë se e kreu i AK e kishte ofenduar.

Ndërkohë Spahiu është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur.

Spahiu thotë se më kërcënuan me vrasje për të mos sharë Edi Ramën.

Sipas Spahiut, personi i cili u ndalua, u kap nga aktivistët dhe jo nga policia.

Ndërsa thotë se ka mbi 30 minuta që pret policinë për të bërë denoncimin.