Aktualitet VIDEO/ Kapet peshkaqeni gjigant në Durrës, i rrezikshëm edhe për njerëzit

VIDEO/ Kapet peshkaqeni gjigant në Durrës, i rrezikshëm edhe për njerëzit

Brigjet shqiptare duket se janë bërë një vend i preferuar për peshkaqenët. Vetëm gjatë javës së fundit janë kapur dy të tillë pranë brigjeve të Durrësit.

Pshkaqeni i kësaj here është i përmasave shumë të mëdha dhe arrin në një peshë prej 450 kg. Ndërsa gjatësia e tij është të paktën 4.5 metra.

Peshkaqeni është kapur nga Peshkarexha ‘Çelepia’ në 130 metra thellësi, dhe bëhet e ditur se është i llojit “Peshkaqen i Bardhë” një specie e rrallë për ujrat e brigjeve shqiptare.

Peshkaqeni i madh i bardhë (Carcharodon carcharias) është e vetmja specie e gjallë e gjinisë Carcharodon, i familjes Lamnidae.

Emri i tij rrjedh nga ngjyra e bardhë që ka barku i tij. Ky peshkaqen është i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz.