Kuriozitete Video: Kur kryeministres së Zelandës së Re i dridhet toka nën këmbë...

Video: Kur kryeministres së Zelandës së Re i dridhet toka nën këmbë gjatë intervistës

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern përjetoi një moment frike, përcjellë me të qeshur, ndërsa po fliste për një televizion, një tërmet goditi vendin e saj.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, kur Ardern po jepte intervistë “live” për “Channel Three” nga godina qeveritare.

“Po bie tërmet këtu… goxha lëkundje. I shihni besoj gjërat që po lëvizin pas meje. Ndaloi. Nuk jam poshtë ndonjë gjëje që mund të bjerë, kështu që besoj se jam e sigurt”, tha kryeministrja përpara se të vazhdonte normalisht intervistën.

Tërmeti prej 5.9 ballësh goditi një zonë 90 kilometra në veri të kryeqytetit Wellington.

Tërmeti u ndje në të gjithë vendin, por pa pasoja.