Kuriozitete VIDEO/ Ky është dinosauri i zbuluar së fundi: i vogël por i...

VIDEO/ Ky është dinosauri i zbuluar së fundi: i vogël por i frikshëm!

Në Kinë është zbuluar një lloj i ri i dinosauri, i vogël por dhe frikshëm.

Sipas “The Independent”, paleontologët kemi gjetur mbetjet fosile të një krijese 163 milionë vite të vjetër, e cila peshon vetëm 300 gramë.

Ky dinosaur i vogël i quajtur Longibrachium Ambopteryx, nuk është njohur më parë në mesin e dinosaurëve grabitqarë.

Thuhet se ka jetuar gjatë periudhës Jurassic, mbi provincën Liaoning në verilindje të Kinës, ku në pjesën më të madhe të kohës e kalonte në pemë apo duke fluturuar mes tyre, sipas përshkrimi shkencor të publikuar në revistën Nature.

Përmbajtja e fosilizuar e stomakut sugjeron që krijesa ushqehej me kafshë të tjera.

“Ishte ndoshta shumë i ashpër”, tha dr. Wang.