Opozita VIDEO/ Militanti i Roshit tallet me Bashën në Kavajë

VIDEO/ Militanti i Roshit tallet me Bashën në Kavajë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot me qytetarët e Kavajës të cilëve u ka bërë thirrje për bashkimin e madh popullor të 18 shkurtit në Tiranë.

Basha theksoi se Kavaja është qyteti i parë që vrau frikën dhe u ngrit kundër regjimit komunist, qyteti i parë që luftoi për liri, dhe nuk meriton të sundohet sot nga një i dënuar për përdhunim dhe trafik droge.

“Koha e qytetarëve po vjen, dhe nuk ka forcë ta ndalë”, tha ai.

Por një militant i Elvis Roshit që ishte në takimin e Bashës i është drejtuar kreut të opozitës: Shiko ç’ka bërë Elvis Roshi dhe pas kësaj ai shtyhet nga njerëzit e pranishëm. (mund ta ndiqni në minutën 3:13)