Kryesore VIDEO: Momenti kur vëllai i deputetes përplaset për vdekje me kamionin në...

VIDEO: Momenti kur vëllai i deputetes përplaset për vdekje me kamionin në tunelin e “Tiranë-Elbasan”

Mediat kanë publikuar videon e aksidentit tragjik ku humbi jetën Elton Muçolli dy ditë më parë teksa ishte duke drejtuar makinën me 145 km/h në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Aksidenti ndodhi në orën 20:19 të mbrëmjes së të shtunës teksa 37-vjeçari ishte duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të Elbasanit, ku përplasi nga pas një kamion, e cila rezultoi fatale për të.

Në pamje duket momenti kur makina tip “Seat” e drejtuar nga Muçolli përplaset pa frenuar me kamionin e tonazhit të rëndë duke u shkatërruar tërësisht.

Grupi hetimor e ka ende të paqartë faktin se përse makina nuk ka tentuar të frenojë pak para përplasjes me kamionin, gjë e cila i bën të dyshojnë se shoferi mund të ketë patur ndonjë problem shëndetësor ose ka qenë i përgjumur.

Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë, ndërsa ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit.