Sport VIDEO: Momenti më pikant në El Clasico, si Semedo turpëroi Ramos

VIDEO: Momenti më pikant në El Clasico, si Semedo turpëroi Ramos

Barcelona dhe Real Madrid barazuan 1-1 në vajtjen e gjysmëfinaleve për Kupën e Mbretit, luajtur në Camp Nou të mërkurën në mbrëmje.

Me Messi në stol për dëmtim, Barça nuk shkëlqeu, por të paktën shmangu humbjen dhe ka lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit.

Los Blancos shkëlqyen në pjesën e parë, kur gjetën golin me Lucas Vazquez, ndërsa Barcelona u përmirësua në pjesën e dytë dhe Malcom barazoi në minutën e 57-të.

Tifozët e Barcelonës nuk patën arsye për të festuar në përfundim të ndeshjes, por gjithsesi u përqendruan te një gjest nga Nelson Semedo, i cili turpëroi Sergio Ramos me një finte fantastike.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, mbrojtësi i Barcelonës depërtoi drejt zonës madrilene dhe i ndjekur nga Ramos, kreu një lëvizje mashtruese që funksionoi, duke bërë që Ramos të hidhej në rrëshqitje dhe të përfundonte disa metra jashtë fushe.

Aq u desh që Twitter të merrte flakë, me videon e Semedos që është postuar pa fund dhe tifozët e Barcelonës që tallen me Ramos.