Sport VIDEO/ Presidenti i Laçit kapet me N’Goo, ja si nisi sherri në...

VIDEO/ Presidenti i Laçit kapet me N’Goo, ja si nisi sherri në tunel

Pas sherrit që ndodhi në hollin e stadiumit “Selman Stërmasi” pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Laçit, ku pjesëtarë të të dyja klubeve u zunë, dalin të tjera pamje.

Siç shihet nga kamera e sigurisë e stadiumit, gjithçka nisi nga një përplasje verbale mes presidentit të Laçit, Pashk Laska, i cili po qëndronte në korridorin e dhomës së miqve, me anglezin N’Goo.

Edhe pse zëri nuk dëgjohet në videon e postuar nga “Procesi Sportiv”, të dy duken që kapen me llafe mes tyre.

Më pas N’Goo afrohet për ta goditur.

Ndërkohë më pas, shihet qartë që Kleo Laska, djali i presidentit të Laçit, Pashk Laska, mban nga qafa sulmuesin N’Goo dhe e godet, ndërkohë që presidentin Laska e mbajnë lojtarët e tij. Gjithashtu pjesë e sherrit bëhen edhe Domgjoni e zv.trajneri i Laçit, që tentojnë të godasin anglezin. Trajneri Starova mundohet të ndajë palët.

Pamje këto që ndodhin vetëm në Shqipëri.