Aktualitet VIDEO/ Shikoni pamjet e tmerrshme brenda bodrumit ku falsifikohen ushqimet që kemi...

VIDEO/ Shikoni pamjet e tmerrshme brenda bodrumit ku falsifikohen ushqimet që kemi në tryezë

Është e tmerrshme dhe e frikshme kur shikon pamjet e këtij bodrumi ku prodhoheshin artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe me ambalazhim të falsifikuar që hidhen në treg.

Të mendosh më pas se ato i vendosim në tryezat tona për tu konsumuar.

Shumë herë themi se nuk dimë çfarë hamë! Këto pamje përforcojnë më së miri këtë shprehje, raporton Ora News.

Babë e bir kishin improvizuar një bodrum në një nga apartamentet pranë Brrylit në Tiranë dhe atje prodhonin artikuj të ndryshme ushqimor, si vaj ulliri apo salcë, të cilët i etiketonin me ambalazhim të falsifikuar.

Shikoni pamjet: Nuk bëhet fjalë për higjienë, apo pastërti. Bidonë dhe kova boje të ndotur, shishe qelqi salca domatesh të palara, apo vaj ulliri i cili vetëm emrin ka të tillë pasi në shishe i hidhet aromë vaj ulliri.