Kryesore VIDEO: Si u dhunua me grushte nga militantët e PD-së në sy...

VIDEO: Si u dhunua me grushte nga militantët e PD-së në sy të Bashës mbështetësi i Roshit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte dje me qytetarët e Kavajës të cilëve u ka bërë thirrje për bashkimin e madh popullor të 18 shkurtit në Tiranë.

Por një mbështetës i kryebashkiakut Elvis Roshi që ishte në takimin e Bashës i është drejtuar kreut të opozitës: “Shiko ç’ka bërë Elvis Roshi”.

Menjëherë pas kësaj fraze ai shtyhet nga njerëzit e pranishëm që e godasin dhe me grushte.

Në videon më poshtë mund të shikoni se si ai u dhunua nga mbështetësit e Bashës dhe militantë të PD-së, teksa kryetari i opozitës fliste.