Aktualitet VIDEO: Si u shkatërruan Dibra dhe Librazhdi nga tërmeti më i fuqishëm...

VIDEO: Si u shkatërruan Dibra dhe Librazhdi nga tërmeti më i fuqishëm në historinë e vendit

Një nga tërmetet më të rënda në historinë e vendit është ai i 30 nëntorit të vitit 1967.

Ky tërmet do të prekte më së shumti Dibrën dhe Librazhdin, duke shkatërruar 177 fshatra dhe duke lënë pas 12 viktima e më shumë se 170 të plagosur.

Pamjet filmike të dokumentarit të Kinostudios të sjella nga televizioni Scan tregojnë jo vetëm pasojat e tërmetit. por edhe mobilizimin e popullatës për të kapërcyer vështirësitë e krijuara.