Extra VIDEO/ Tërmeti në Greqi, veprimi i një spikeri grek të lajmeve bëhet...

VIDEO/ Tërmeti në Greqi, veprimi i një spikeri grek të lajmeve bëhet viral

Një tjetër tërmet i fuqishëm goditi Greqinë mbrëmjen e së enjtes. Tërmeti kishte një magnitutë 5.9 të shkallës Rihter dhe lëkundjet u ndjenë edhe në Shqipëri.

Nuk raportohet për viktima, por nga mediat greke vijnë video të momentit të lëkundjeve. I tillë është edhe ky spiker i një televizioni grek i cili nuk lëviz nga vendi, pavarësisht lëkundjeve të forta. Videoja e tij është bërë menjëherë virale.