Aktualitet VIDEO: Vodhën 230 objekte antike në Apolloni, kapen dy hajdutë, dy të...

VIDEO: Vodhën 230 objekte antike në Apolloni, kapen dy hajdutë, dy të tjerë në kërkim

Policia e Fierit ka finalizuar ditën e djeshme operacionin e koduar “Apollonia”.

Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë vjedhur objekte antike në Parkun Arkeologjik të Apollonisë.

Të arrestuarit janë:

-Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç.

-Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

-A.F, 41 vjeç.

-E.F, 53 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë” ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronz, hekur dhe qeramike  të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i përgatisnin me qellim trafikimin e tyre.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale objekte arkeologjike si bronz, hekur dhe qeramikë.

Gjithashtu në banesën e njërit prej tyre u sekuestrua një pajisje dedektor për gjurmim i antikuarëve.

Materialet arkeologjike të sekuestruara do t’i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës.