Aktualitet VIDEO: Vonesa e policisë detyron njerëzit të dalin nga dritaret e urbanit

VIDEO: Vonesa e policisë detyron njerëzit të dalin nga dritaret e urbanit

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur sot paradite në Tiranë , kur disa dhjetëra qytetarë u bllokuan brenda autobuzit të linjës së Institutit.

Shkak është bërë denoncimi për vjedhjen e një portofoli nga një prej pasagjerëve.

Dyert janë mbyllur menjëherë dhe udhëtarët janë bllokuar të gjithë brenda në pritje të policisë .

Por kur kishin kaluar mbi 40 minuta, policia nuk kishte mbërritur ende. Temperaturat e larta kanë shkaktuar lodhje dhe stress tek pasagjerët, disa prej të cilëve kanë dolën nga dritaret.

Shikoni videon: