Aktualitet VIDEO/ Vrasja e Artan Cukut, dalin pamje të reja të autorit

VIDEO/ Vrasja e Artan Cukut, dalin pamje të reja të autorit

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 Prill 2017 ku u vra me armë zjarri ish drejtuesi i lartë i Policisë në nivel lokal Artan Cuku.

Policia kërkon edhe njëher ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e Kosovarëve , në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistolet , ish drejtuesin Cuku.

Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299.

Vrasesi i Artan Cukut by news-al