Extra Videoja argëtuese: Qeni mbron vajzën e vogël nga nëna e saj e...

Videoja argëtuese: Qeni mbron vajzën e vogël nga nëna e saj e zemëruar

Një Golden Retriever me emrin Harry në Xuzhou, Kinë, është bërë një hit në internet.

Harry jeton në një familje kineze në të cilën shpërtheu një debat në një moment. Konkretisht, nëna nisi të qortonte vajzën e sa 3-vjeçare.

Por qenit të familjes nuk i pëlqeu ky veprim. Harry shtrëngoi dhëmbët dhe qëndroi mbrojtës para vajzës. Jo vetëm kaq, pak më vonë qeni përqafoi vajzën e vogël me putrën e tij dhe filloi ta ngushëllonte, ndërsa nëna ndaloi së qortuari.

“Sa herë që flas me vajzën time me një ton të ashpër, Harry vjen dhe përpiqet ta mbrojë atë. Ai do të jepte jetën e saj për të,” tha nëna në media.