Extra Videoja që po bën xhiron e botës: 5-vjeçari “përleshet” me grabitësit  e...

Videoja që po bën xhiron e botës: 5-vjeçari “përleshet” me grabitësit  e armatosur në mbrojtje të nënës

Një video tronditëse është shpërndarë nga Policia e shtetit të Indianës në SHBA, ku shfaqet një 5-vjeçar që përpiqet të reagojë pasi grabitës të armatosur kanë hyrë në banesën e tij.

Ata kërcënuan nënën e 5-vjeçarit dhe ai vendosi t’i kundërshtonte me guxim me ato që kishte në dispozicion, lodrat e tij.

Ajo çfarë ndodhi u pa në një video nga kamerat e sigurisë brenda dhomës ku shihet David Johnson i vogël “duke sulmuar” me lodra ndaj grabitësve në kokë dhe armë.

Drama familjare u zhvillua rreth orës 10:30 të mëngjesit më 30 shtator, teka nëna e djalit, Tamika Reid, po hekuroste rrobat në shtëpinë e saj në South Bend dhe David po luante aty pranë.

Në një intervistë me kanalin e lajmeve WSBT, Reid e quajti djalin e saj 5-vjeçar një hero.

Policia e shpërndau videon për të sensibilizuar banorët e komunitetit dhe për të ndihmuar në identifikimin e katër grabitësve.