Kuriozitete Videoja që po bën xhiron e botes: Ç’ndodhi me italianin “rebel” ndaj...

Videoja që po bën xhiron e botes: Ç’ndodhi me italianin “rebel” ndaj koronavirusit

Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar nga infeksioni koronavirus dhe rekomandohet që ata të mos dalin gjatë pandemisë, por shumë anëtarë të rinj të familjes e kanë të vështirë të bindin prindërit ose gjyshërit e tyre që ta këtë diktaturë të imponuar nga situata, ku thjesht u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi.

Një italiane e gjeti veten në një problem të tillë, e cila nuk mundte ta ndalonte babanë e saj që të dilte për kafe

“Unë po dal për kafe, nuk më intereson”, ishin fjalët e tij sfiduese ndaj lutjeve të së bijës.

Por kthesa simpatike ndodhi pasi ai doli nga shtëpia. Babai rebel u zbut dhe trokiti në dritare duke i kërkuar të bijës që t’i bënte një kafe.

Videoja u shikua në më pak se shtatë ditë nga më shumë se tre milion njerëz.