Aktualitet Vidhet Ministria e Brendshme

Vidhet Ministria e Brendshme

Policia ka bërë me dije se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të Ministrisë së Brendshme, disa pajisje elektronike.

Sipas policisë, këto pajisje ishin të dala jashtë përdorimit dhe do të asgjësoheshin.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.