Aktualitet Vidhnin banesa dhe markete, arrestohen dy persona në Tiranë

Vidhnin banesa dhe markete, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë për vjedhje të banesave dhe të marketeve, me finalizimin e operacionit të koduar policor “Shadow Hunt”,

Janë zbardhur dhe dokumentuar 6 raste të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga E. G., 34 vjeç, banues në Bulqizë dhe O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit janë autorë të vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

– Më datë 29.12.2024 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. N.

– Më datë 12.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. M.

– Më datë 22.01.2025 kanë vjedhur artikuj të ndryshme në marketin e shtetases M. K.

– Më datë 24.01.2025 kanë vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit O. P.

– Më datë 27.01.2025 kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases L. H.

– Më datë 02.02.2025 kanë vjedhur shumën prej 7000 euro në farmacinë e shtetasit D. J.

Ata i studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke hyrë nga dritarja apo çatia e banesave.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 1600 euro, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartpërmendura.