Aktualitet Vihet nën kontroll zjarri te Komuna e Parisit, digjen 3 automjete të...

Vihet nën kontroll zjarri te Komuna e Parisit, digjen 3 automjete të parkuara

Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë raportojnë se zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit.

Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.