Kuriozitete Vijnë në jetë binjakët Corona dhe Covid

Vijnë në jetë binjakët Corona dhe Covid

“Mirë se erdhët në jetë, Corona dhe Covid”. Kështu e nis BBC lajmin për lindjen e binjakëve në Indi, ndërsa prindërit u kanë vendosur emrat pas pandemisë.

Djali dhe vajza lindën në mes të karantinës 3-javore në vend. Prindërit thanë se ua vendosën emrat për të kujtuar vështirësitë që kaluan gjatë këtyre kohërave të vështira.

Në një intervistë për mediat lokale, nëna tha se e pati shumë të vështirë për t’i sjellë fëmijët në jetë.

“U përballëm me shumë sfida. Unë dhe bashkëshorti donim që ta bënim një ditë të paharrueshme”, tha ajo, duke shtuar se lindi më 26 Mars.

“Virusi është i rrezikshëm, por shpërthimi i tij ka bërë që njerëzit të fokusohen në higjienë dhe zakone të tjera të mira. Kështu që menduam për këto emra”, shpjegoi ajo.