Sport Vijon ëndrra e Ajaxit. Mund në Londër Tottenhamin dhe hedh hapin drejt...

Vijon ëndrra e Ajaxit. Mund në Londër Tottenhamin dhe hedh hapin drejt finales së madhe

Ajax ka fituar 1-0 ndaj Tottenham Hotspur në Londër, duke treguar se është në gjendje që të shkaktojë sërish surprizën në Champions League.

Holandezët kaluan në avantazh në minutën e 15 me anë të Van de Beek, duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm jashtë fushe.

Në pjesën e dytë mund të kishin shënuar edhe golin e dytë me Neres, por goditja e brazilianit përfundoi në shtyllë.