Aktualitet Vijon kultivimi i kanabisit, zbulohen 400 rrënjë në Vlorë

Vijon kultivimi i kanabisit, zbulohen 400 rrënjë në Vlorë

Pasditen e sotme, policia ka goditur një tentativë për kultivim të bimëve narkotike në zonën e bregut të lumit në Vlorë.

Ne vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e policisë në fshatin Treblovë të Selenicës, kanë konstatuar pranë një përroi rreth 400 fidanë të dyshuara si kanabis sativa, gati për t’u kultivuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, B.M., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.