Aktualitet Viktima e dytë nga moti i keq, vdes elektricisti që po rregullonte...

Viktima e dytë nga moti i keq, vdes elektricisti që po rregullonte defektin (EMRI)

Tonin Loci nga Shkodra ishte viktima e parë e motit të keq që “mbërtheu” Shqipërinë për rreth një javë, pasi u zu poshtë nga streha e karburantit ku punonte, që u shemb nga pesha e dëborës.

Por pas 53-vjeçarit, moti i ashpër ka shkaktuar edhe një tjetër viktimë, këtë herë në Perlat të Mirditës, ku ka ndërruar jetë një punonjës i OST.

Mësohet se Gjovalin Angjelin Lesh Qafa, 58 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme teksa po punonte për rregullimin e një defekti në linjën e energjisë.

Dyshohet se 58 vjeçari nga Laçi ka pësuar infarkt.

Ai ishte pjesë e një ekipi pune që po riparonte defektet e shkaktuara nga moti i keq.