Bota Viktimat nga koronavirusi në Itali shkojnë mbi 50 mijë, ulen lehtë rastet...

Viktimat nga koronavirusi në Itali shkojnë mbi 50 mijë, ulen lehtë rastet ditore

Kanë filluar të shënojë një rënie të lehtë numri i rasteve të reja me koronavirus ditë pas dite në Itali, megjithatë vdekjet në 24 orë janë ende të larta.

Në buletinin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në ditën e fundit janë regjistruar 22,930 të infektuar të rinj me koronavirus, ndërkohë që viktimat janë 630, duke e çuar bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në mbi 50 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit u realizuan 148 mijë testime, më pak nga dita e diel kur u bënë 188 mijë.