Kryesore “Vila në Surrel”, Rama: Kam një mesazh për ata që kanë hedhur...

“Vila në Surrel”, Rama: Kam një mesazh për ata që kanë hedhur baltë

Kryeministri Edi Rama prezanton sot paketën ligjore kundër krimit të organizuar apo ndaj grupimit që kreu i qeverisë e quan “KÇK” ose “Kap Ç’a të Kapësh”.

Në prezantimin publik të kësaj pakete ligjore që zhvillohet tek “ArTurbina”, janë të pranishëm deputetë të Partisë Socialiste, ministrat dhe kryebashkiakët socialistë.

Kryeministri Rama iu përgjigj një komenti në Facebook mbi banesën e tij gjatë prezantimit.

Një komentues përmendi “vilën në Surrel” dhe kreu i qeverisë u përgjigj kështu: “Vila ime në Surrel, në raport me tërësinë e banesave individuale të shqiptarëve, është një banesë më shumë dhe kaq”.

“Për të gjithë ata që kanë hedhur pa fund baltë lidhur me këtë, them se shtëpia ime është e deklaruar në çdo detaj dhe me çdo faturë dhe do të isha shumë i lumtur nëse të gjithë bashkëjetuesit në hapësirën publike të zhurmës politike do të binim dakord që të bënim një sqarim shtëpi më shtëpi për të ardhurat dhe sa korrespondojnë të ardhurat me produktin”, shtoi Rama.