Aktualitet Vinin nga Britania me “xhepat” plot, dy personave iu sekuestrohen 41 mijë...

Vinin nga Britania me “xhepat” plot, dy personave iu sekuestrohen 41 mijë paund në Rinas

Paratë e sekuestruara

Policia Kufitare i ka sekuestruar dhjetëra mijëra paunde dy shtetasve që po hynin në kufirin shqiptar nga aeroporti “Nënë Tereza”, të ardhur nga Britania e Madhe.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E.K. dhe L.S. që me vete mbanin me vete sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara, përkatësisht 10 mijë dhe 31 mijë paund.

Personave iu sekuestruan paratë, siç parashikohet nga neni 179 i Kodit Penal. Paratë e padeklaruara në kufi shihen nga forcat e rendit si fenomen në rritje në vendin tonë.