Kuriozitete Viti 2020 ishte më i nxehti në nivel botëror

Viti 2020 ishte më i nxehti në nivel botëror

2020-ta ishte viti më i nxehtë dhe në të njëjtin nivel me vitin 2016, duke shënuar fundin e dekadës më të ngrohtë të regjistruar globalisht. Kjo u njoftua nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikus, Programi i Vëzhgimit të Tokës të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të Kopernikus, viti 2020 regjistroi 1.25 gradë celsius më shumë sesa në periudhën paraindustriale, ashtu si bëri katër vjet më parë dhe 4°C më të ngrohtë, se 2019-ta.

Agjencia gjithashtu raportoi se përqendrimet e CO2 në atmosferë kanë vazhduar të rriten globalisht.

Në Evropë, të dhënat sezonale për dimrin 2019/20 dhe vjeshtën 2020 treguan se ishin më të ngrohtat të regjistruara ndonjëherë.

Dimri (dhjetor 2019, deri në shkurt 2020) tejkaloi ngrohjen e mëparshme të vitit 2016 me gati 1.4°C, ndërsa vjeshta (shtator, deri në nëntor 2020) kaloi rekordin e vjetër të vendosur në 2006 me 0.4°C.

Pjesë të Arktikut dhe Siberisë Veriore panë disa nga humbjet më të mëdha për shkak të temperaturave mesatare vjetore për këto zona në vitin 2020, që varionin nga 3°C dhe në disa vende 6°C.

Sezoni i zjarreve ishte jashtëzakonisht aktiv në këtë rajon, duke filluar nga maji dhe duke vazhduar gjatë gjithë verës deri në vjeshtë.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit, akulli i detit Arktik ishte dukshëm më i ulët se mesatarja për periudhën korrik dhe tetor.

Në përgjithësi, Hemisfera Veriore përjetoi temperatura mbi mesataren e vitit, përveç një rajoni mbi Atlantikun Verior qendror.

Pjesë të Hemisferës Jugore panë temperatura nën mesatare, më së shumti mbi Paqësorin Ekuatorial lindor, i cili ishte i lidhur me kushtet e fenomenit “La Nina”, që u zhvillua gjatë gjysmës së dytë të vitit.