Bota Viti i Ri kinez në gjendjen e emergjencës kombëtare, 41 viktima nga...

Viti i Ri kinez në gjendjen e emergjencës kombëtare, 41 viktima nga koronavirusi

Kina feston sot Vitin e Ri kinez ne gjendje emergjence kombëtare. Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar këtë të shtunë në 41.

Ndërsa autoritetet njoftojnë zyrtarisht se 1200 të tjerë janë konfirmuara të prekur nga virusi. 15 të vdekur u konfirmuan këtë mëngjes në provincën Hubei, prej nga mori origjinën virus vdekjeprurës.

Autoritetet shtetërore në Kinë kanë anuluar çdo aktivitet festiv për Vitin e Ri Hënor. Edhe pse është festa më e rëndësishme në kalendar, janë pezulluar fluturimet e udhëtimet jashtë vendit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Megjithatë, ai e ka kapërcyer Kinën tashmë. Në Francë janë shënuar 3 rastet e para. Ndërsa Britania e Madhe thotë se po shqyrton dhjetëra raste, ndërsa po tentojnë të gjejnë rreth 2 mijë qytetarë që kanë udhëtuar javën e shkuar drejt Britanisë nga provinca Hubei. Edhe Australia ka konfirmuar rastin e parë.