Kulturë Vizita e mbretëreshës Geraldinë dhe motrave të mbretit Zog në kopshtin zoologjik...

Vizita e mbretëreshës Geraldinë dhe motrave të mbretit Zog në kopshtin zoologjik të Stokholm (FOTO)

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Ce soir ” ka botuar, të hënën e 24 korrikut 1939, në faqen n°8, fotografinë e rrallë të mbretëreshës Geraldinë dhe motrave të mbretit Zog në kopshtin zoologjik të Stokholmit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Mbretëresha Geraldinë në kopshtin zoologjik të Stokholmit

Aktualisht, ish-sovranët e Shqipërisë po bëjnë një udhëtim të gjatë në Evropë. Gjatë qëndrimit të tyre në Suedi, Mbretëresha Geraldinë dhe motrat e Mbretit Zog përfituan të bënin një vizitë të gjatë në kopshtin zoologjik të Stokholmit.

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania