Bota Vizita në Europë, Pompeo kërkon të korrigjojë shmangien orientale të Hungarisë

Vizita në Europë, Pompeo kërkon të korrigjojë shmangien orientale të Hungarisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të kryejë javën e ardhshme një tur vizitash në Hungari, Sllovaki dhe Poloni në përpjekje për të kufizuar ndikimet ruse dhe kineze në këto shtete europiane.

Polonia, dyshuese ndaj pushtetit të Rusisë, aktualisht është në kërkim të një marrëdhënie të fortë me SHBA-në.

Hungaria është kthyer në burim shqetësimi i shumë shteteve perëndimore për shkak të autoritarizmit që po shfaq kryeministri i saj Viktor Orban dhe marrëdhënien me Vladimir Putin.

Hungaria është ndalesa e parë e turit europian të kreut të diplomacisë amerikane, që pritet të nisë ditën e hënë.

Fillimisht, administrata Trump pati marrëdhënie të mira me Viktor Orban, ish-disidentin në periudhën e Hungarisë komuniste, i cili sot mbron bindje sovraniste dhe nacionaliste.