Kryesore Vizita në Gjermani, Rama i shkon me dhuratë Merkelit

Vizita në Gjermani, Rama i shkon me dhuratë Merkelit

Takimi i kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin është pasqyruar dhe në faqen zyrtare në Instagram të Kancelarisë gjermane.

Në njoftimin e bashkëngjitur me foton e Merkel me Ramën shkruhet se në këtë takim kreu i qeverisë shqiptare i cili është edhe një artist në profesion i ka dhuruar kancelares librin e tij të fundit me piktura.

Vizita e Kryeministrit Rama në Gjermani për të marrë mbështetjen e këtij vendi për hapjen e negociatave për Shqipërinë më 18 tetor.