Kryesore “Vjen këtu dhe kërkon largimin tim”, Rama thumbon Henri Çilin: Ja çfarë...

“Vjen këtu dhe kërkon largimin tim”, Rama thumbon Henri Çilin: Ja çfarë mund të thuash në funeralin tim

COD, Qendra për Përhapje dhe Dialog në Kryeministri prej sot do të ketë 25 libra për kujtesën e diktaturës, kolana e Institutit Europian Pashko dhe UET-PRESS.

Kryeministri Rama duke falenderuar Henri Çilin për këtë dhuratë, foli edhe për vdekjen.

Rama: Më vjen mirë që këtë kolanë të sukseshme bujarisht që Henri po e dhuron për COD. 

Ne i kemi të gjitha, por të dhuruara nga autorët dhe botuesi kanë një vlerë dhe për historinë. 

Një ditë dikush do ta kujtojë këtë gjë. Ndoshta Henri në funeralin tim do të thotë se megjithë ato gjëra që na ndanë, na bashkoi një ditë e bukur në COD ku pata mundësinë ti dhuroj kolanën që ai e çmoi.

Në këtë hapësirë ne bëjmë gjëra që ja vlejnë, mund të shkaktojnë xhelozira dhe inate. Është në pallatin e qeverisë, por është një hapësirë ku të gjithë mund të vinë dhe secili mund ta shfrytëzojë për aktivitete që jo domosdoshmërisht duhet të pëlqen apo duhet të marrin pëlqimin e qeverisë, përkundrazi.

Më vjen mirë që ky është aktiviteti i parë që Henri bën këtu dhe e zhvillon në një fazë të jetës së tij që kërkon largimin e qeverisë. Pozitive.

Që tregon se mund të vini këtu për të kërkuar largimin e qeverisë. Jemi dy palët të garantuara se jemi në dy kate të ndryshme. Në fund të ditës secili bën atë pjesën e vet.

Çdo sukses, tha Rama, vjen me klithmat e ndjenjave, por është qoftë çmimi, qoftë certifikata e suksesit.

Kryeministri nënvizoi se librat e ndihmojnë botën  të ndryshojë.

Rama: Librat nuk ndryshojnë botën, se kanë ndryshuar kurrë, por e ndihmojnë botën të ndryshojë dhe i japin mundësi atyre që duan të ndryshojnë botën të pajisen me instrumenta shumë të veçantë në përpjekjen e tyre. 

Kjo kolanë ka kryer një shërbim duke u dhënë mundësi lexuesve dhe njerëzve të interesuar për historinë të mund të marrin mësime historie nga burime të larmishme që në shumë raste kontradiktojnë me njëra-tjetrën dhe kjo është gjë e mirë.