Extra Vjen për Samitin në Tiranë, presidenti slloven del për vrap nga Liqeni...

Vjen për Samitin në Tiranë, presidenti slloven del për vrap nga Liqeni dhe tregon bisedën me badigardin

Presidenti slloven Barut Pahor ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit, para se të vishte kostumin zyrtar e t’i bashkohej presidentëve të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BRDO-Brijunit që po mbahen në Tiranë.

Këtë fakt, e konfirmon vetë presidenti slloven përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ja çfarë shkruar Pahor, teksa poston edhe foto: “Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”.

Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. Po, goxha vrapim, shkruan presidenti slloven.